Republika e Shqipërise Bashkia Himarë

Artizanati

 

Shtëpitë tradicionale ndërtohen vetëm nga pronarët e tyre, dhe bëhen vetëm me gur kalldrëmi. Kështu që ka një traditë shumë të fortë gurëpunuese në këto fshatra. Zakonisht, gurët gdhenden me forma kafshësh dhe bimësh për efekte fetare dhe besytnie. Kurorat e hyrjeve dhe portave janë të dekoruara me motive të ndryshme, ashtu sikurse janë edhe cepat e dritareve dhe shtëpive.
Punimi në dru është gjithashtu traditë e zonës.image13 Furkat dhe piruni për të punuar leshin jane gjithashtu të bëra me dorë. Djepat e fëmijëve punohen me dorë dhe dekorohen. Foto bashkëngjitur më poshtë. Objekte të tjera të gdhendura me dorë në dru janë Krraba e Bariut, instrumente muzikore si cula, darja, flauti. Mekanizmi për pjekjen e kafesë dhe mulliri i vjetër i dorës janë gjithashtu objekte të artizanatit me dru. Duhet vënë  re se këto teknika rrallë përdoren në ditët e sotme. Ka disa banorë të moshuar që i mbajnë mend këto teknika, po rigjallerimi i tyre do të jetë sfidë (edhe pse shumë e tërheqshme).
Leshi është gjithasthu një material i përdorur gjerësisht në krijimet artizanale. Leshi përdoret për të bërë corape, kanatjere, këpucë, dhe shapka. Dy produktet e tjera bëhen edhe me lëkurë deleje. Tapetet dhe një lloj batanije që njihet me emrin Pefle, bëhen gjithashtu me lëkurë deleje dhe lesh. Leshi përdoret edhe në veshjet tradicionale të meshkujve dhe femrave, por jo ne ditët e sotme. Dantellat janë gjithashtu krijime artizanati, me fytyra kafshësh, shpendësh, dhe njerëzish. Përdoren për efekte estetike.
Dita e Verës dhe tradita që lidhet me të ruhet ende, sidomos bërja e guduvereve, ose veroret të përbëra nga penj shumëngjyrësh. Fshatarët mblidhen zakonisht në sheshin e fshatit dhe festojnë me ushqime dhe këngë. Tradita nuk ndiqet më rregullisht.

Dita e Athalit mbahet vetëm në Himarë, një javë para Pashkëve, ku fshatarët qëndrojnë të mbyllur në manastirin me të njëjtin emër për një natë. Është një festë tipike fetare e zones.

Keshaja festohet në fund të majit dhe është dita kur nderohen të vdekurit. Gatuhet gruri dhe shpërndahet tek pjesëmarrësit.

Pashkët festohen masivisht. Ushqimi është zakonisht qenjg i gatuar në hell dhe bukë me shkronja biblike të shkruara sipër. Buka është kulaci, i gatuar në forma rrumbullake me një vezë të kuqe në mes.

Buka tradicionale është poganiqja. Përgatitet 3 ditë pas lindjes së një fëmije dhe mendohet se cilësia e bukës tregon fatin e fëmijës kur të rritet.