Borshi

Rreth 2 km larg fshatit Qeparo, takojmë fshatin Borsh që në lashtësi quhej Meandria, një sipërfaqe e gjelbër, plazh e det pa fund, qiell i kaltër. Ky fshat është i vendosur në një gropë të ngushtë sipër buzës së detit, ku derdhet përroi i Borshit (Buronja e Malit). Ne këtë fshat në majë të shkëmbit ngrihet Kalaja e Borshit, që i përket shekullit të IV B.C. Rruga përmes ullishteve të çon në plazhin e Borshit më i gjati i krahinës. Duke udhëtuar midis gjelbërimit mbërrijmë në shkallën e Stenoit, lagje e bukur e Borshit me shtëpi të shpërndara midis gjelbërimit dhe ujërave të bollshme.

Shiko në hartë.