Gjiri i Grammës

December 1, 2016

Ne veri te Palasës, në kepin me të njëjtin emër dhe ne gjirin e vogel, ne shkëmbinjt e bregut, gjenden më shumë se 1500 epigrame ne gjuhën Greke. Emri Grammata është i lidhur në mënyre të qartë me shkronjat dhe simbolet e gdhëndura dhe që në greqisht justifikon emrin “Γράμματα” të gjirit. Studimi i mbishkrimeve tregon se gjiri i qetë nuk ishte vetëm një vend i mrekullueshëm shpëtimi dhe strehë për detarët ne rast stuhie, por një vend i vërtetë i adhurimit, pelegrinazhit dhe vigjilencës së hyjnive shpëtimptare të Dioskurve (>Διός + Κούροι), djemve të shenjtë binjak të Zeusit, hyjnive mbrojtëse të anijeve dhe të detarëve. Mbishkrimet u takojnë shekujve të fundit p.e.s. dhe në shumicën e rasteve, është përdorur formula “Εμνήσθη παρὰ τοῖς Διοσκόροις” dhe pasohet nga emra në gjinore: kjo saktëson se udhëtarët nuk vizitonin vetëm rastësisht gjirin. Udhëtaret ne evokimet e tyre i kërkonin ndihmë Dioskureve jo vetëm per vetën por dhe ne emvr të familjarëve apo shokëve. Gji Grammata ka dhe në ishullin e Siros në Greqi qe ka marrë emrin poashtu nga mbishkrimet atje. Shkohet në Grammata vetëm me anë të detit.

Last modified: December 1, 2016