Info mbi Kulturen

Informacion mbi artin, kulturen dhe traditen e Himares

hasko-300x224

Kur ulemi te shkruajme dicka per artin ,kulturen dhe traditen e Himares mendja na fluturon ne ato koherat e largeta te shekujve te kaluar, te cilen dhe Himara nepermjet brezave te bijve te saj, me pushk dhe pene kerkonte te hidhte themelet e vendit te saj, qe do te rezatonte paqje dhe culture midis kombeve dhe shteteve te tjera te botes se madhe.

Historikisht, ne himariotet, kur si kemi kenduar mbreterve, sulltaneve, diktatoreve dhe tiraneve, por me majen e jiataganit I kemi fituar te drejtat tona dhe me palle ne dore, zoter ne vatrat tona, I kemi kenduar jetes qe kaq shume e kemi dashur dhe e duam.
Neco Muka zgjodhi brilantin e kengeve himariote dhe I thoshte botes ‘’lulja e vilajetit’’ shtat fshatrat, qe jane nje kenge dhe drite e kesaj toke, kane nje zed rite per tu admiruar, kane nje histori teper luftarake me nje perandori te madhe, kane nje tradite qe sic e kendoj Lord Bajroni : Nuk falin as mikun si mund te falin armikun? . Ndaj mbrojten me gjakun dhe kengen e brezave pavdeksine e Himares perkrah trevave te tjera te gjithe Shqiperise.

Per kete toke historishkruar, me germa te arta, brezi pas brezi, dhe qe ne shekuj I themi krahina e Himares reze vargmale te pa perkulura te vetetimes ,e  buze brigjeve te paepura te Jonit, kendojne per kete dite ne demokraci ne te cilen edhe ne himariotet kemi pjesen tone te gjakut dhe te djerses se kulluar.
Sot perulemi me respekt dhe nderojme keta burra qe shkruan dhe kenduan kengen e Himares sic u1_necomukoeshte Neco Muko ku me penen e tij te ndritur shkroj dhe ngelen kenget e tij brez pas brezi.

Kur themi kënga polifonike, çdokush në këto anë dhe më gjërë në Shqipëri, veç vijës melodike menjëherë nënkupton edhe poetët që thurën vargjet e këtyre këngëve. Njëri prej tyre, Neço Muko (Himarjoti) së bashku me “Artisten e Popullit”, Tefta Tashko Koço inçizoi këto këngë, për herë të parë, në disqe gramafoni, në “Radio Parisi”, në vitin 1934.

Koco Cakali, cfare te shkruash per kete bir Himare qe me zerin e tij dhe me talentin e tij, vuri nje gur ne themelet e folklorit himariot. Te gjitha kenget himariote jane krijimet e tij dhe te kenduara nga goja e tij.
Artisti i merituar Dhimiter Varfi, pjesemarres ne kater festivale te Gjirokastres ku zeri I tij brilant dhe mahnites spikat vlera te medha artistike.
Shikojme qe kete tradite me pasion dhe admirim te thelle e vazhdon edhe kengetarja e mirenjohur Znj. Katina Beleri.