“Kalaja e Badhrës” (Borsh)

November 30, 2016

I përket periudhës së bronzit të vonë. Fortifikimi ndodhet poshtë rrugës automobilistike në dalje të Borshit, në një kodër me lartësi rreth 250 m mbi nivelin e detit. Ai rrethonte majën e kodrës, e cila dominonte mbi kodrat e buta përreth dhe mbi plazhet e Borshit e të Piqearsit. Muri prehistorik ka një gjatësi prej 180 m, ndërsa gjerësia varion nga 2 deri në 2.30 m. Hyrja e vetme e fortifikimit ndodhet në anën jugore. Jashtë mureve rrethues në veri dhe perëndim shihen gjurmë banesash prehistorike.

Last modified: December 1, 2016