“Kisha e Shën Nikollës” (Kisha e Vasiliqisë)

November 30, 2016

Në fillim të istmit të Palermos gjendet kisha e Shën Nikollës e cila më parë ndodhej në zonën e Kalasë. Ali pasha ishte një figurë diktatore e egër por kishte nje adhurim të vecantë për kultet e krishtere dhe prandaj e ndërtoi kishën që prishi pak më  tej. Ishte viti 1818 kur Pashai i Janinës, ndodhej në kulmin e sundimit të vet. Pushteti i tij nuk njihte kufij. Himara, ishte krahina që ai kishte për zemër. Prandaj dhe një kështjellë-dhuratë për Vasiliqinë, që, sipas historianëve e donte shumë, do të përbënte edhe një simbol domethënës. Por, sipas një historie që tregohet nga të moshuarit e Himarës, ndërtimi i kishës ishte edhe pjesë e një marrëveshjeje të Ali Pashës me “kapetanët” e Himarës, bashkë me atë të ndërtimit të kështjellës. Përmes kësaj marrëveshjeje, lundërtarët himariotë do të shfrytëzonin falas limanin që ndodhej pranë kështjellës për anijet e tyre, ndërkohë që do të kishin edhe një objekt kulti më shumë për t’u falur. Po ashtu, në këtë mënyrë, Ali Pasha, përveçse i kushtonte një objekt kulti dhuratë zonjës së vet, vendoste marrëdhënie mjaft të mira me himariotët në kuadrin e realizimit të objektivave të tij.

Last modified: December 1, 2016