Republika e Shqipërise Bashkia Himarë

Kulinaria

Duke qenë se zona nën studimi është zonë malore, tradita bazohet tek blegtoria. Mishi i qengjit në hell preferohet, ashtu sikurse preferohet kukureci, zorra e trashë e mbushur me oriz dhe mëlci qengji (e njohur si Ksirogjak).  Ka një traditë të pasur të produkteve me bazë qumshi, si dhalla, gjalpi, dhe djathi.image10 Ka një specialitet, Pervelak, i cili është një përzierje mes gjalpit të zier, djathit dhe bukës. Buka është një lloj i vecantë në formë kulaci, quajtur Faqefurash. Është gjithashtu traditë gatimi i kulacit me verë dhe mjalt. Lakrat e egra janë gjithashtu të përhapura, dhe haen të ziera. Fruti popullor është fiku i cili përdoret për të bërë Çepele, ose fik të thatë.
Pijet
Nga pijet alkolike, kemi rakinë dhe verën që shtojnë elemente të vecantisë së destinacionit. Peshku gatuhet me arra dhe hudhër, në temperatura të ulëta.
Gatime mikse
Paçe me vezë; Riviera Lakror, njohur si Mesnik; tavë me Plëndës; roshnica; sallatë peshku; qofte me hudher dhe kos, pa mish; qofte juvarllaqe, kordhëza, petanik me fasule, qumështor, pulë zgare me arra, baklava, dhe hashure.
Unike për këtë zonë janë glikotë e frutave të ndryshme, zakonisht arrë, trëndafil, dhe kumbulla. Likeri i kafesë është gjithashtu tradicional për Himarën e Vjetër. Qeparoi i Vjetër gëzon traditën e gatimit të biskotave me kanellë dhe miell organik. Këto produkte kanë filluar të tregtohen.image1

Në menunë e guzhinës tradicionale vendase, në tërësi në krahinën e Himarës janë prezente edhe gatimet e peshkut edhe ato të mishit. Një pjesë e madhe të fshatrave të kësaj krahine kanë shumë të pranishme pjatën e mishit dhe të gatimeve me këtë asortiment.
Në radhën e gatimeve tradicionale renditen – byrekët me disa lloje lakrash, si byrek me neni, byrek me speca dhe domate, byrek me spinaq, byrek me lakra të egra, byrek me fasule, etj. Mishi i qingjit dhe i kecit në hell është një traditë e hershme e ketyre anëve. Një tjetër varjant interesant është mishi i mbështjellë me plëncin e bagëtisë, i pjekur në prush dhe në hi. Kukureci është përherë i pranishëm në menunë e mishit, si meze e parë në tavolinën e porsashtruar. padyshim, të gjitha gatimet janë me prodhimet e vendit bio.
Në tavolinat e miqve të ftuar, të gjitha fshatrat e himarës kanë pasur dhe ruajnë traditën e dollisë, kryesisht me pijen e tyre tradicionale rakinë apo edhe verë.