Njoftim – konsultimin publik

February 19, 2019

Ela Aliaj

Këndi i BE Bashkia Himarë

Koordinator për njoftimin dhe konsultimin publik

email : elaliaj@live.com

Orari i Punës i Administratës së Bashkisë:

E Hënë – E Premte

08:00 – 16:00

 

 

Afati për dorëzimin e komenteve dhe rekomandimeve

  1. Palëve të interesuara u jepet koha e arsyeshme për të dërguar pranë organit publik

vendimmarrës komentet dhe rekomandimet e tyre:

  1. a) brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak;
  2. b) brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik.
  3. Për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, sipas vendimit të organit publik, afati për

dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 40 ditë pune nga data e njoftimit.

  1. Përcaktimet e sipërpërmendura nuk anashkalojnë afatet kohore të përcaktuara në ligje të

veçanta për procedurat e konsultimit dhe informimit publik.

 

Procedurat për shqyrtimin e ankesave:

  1. Nëse palët e interesuara vlerësojnë se organi publik ka cenuar të drejtën e tyre për

njoftim dhe konsultim publik, sipas parashikimeve të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji, si dhe kur

nuk janë respektuar afatet e parashikuara në nenet 15 dhe 17 të këtij ligji, mund të ankohen:

  1. a) pranë titullarit të organit publik përgjegjës për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik,

kur projektakti nuk është miratuar ende;

  1. b) pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,

brenda 30 ditëve nga data e miratimit të aktit.

 

  1. Organi publik përgjegjës, me marrjen e ankesës, merr masa të menjëhershme për

korrigjimin dhe reflektimin e vërejtjeve të paraqitura në ankesën e palës së interesuar. Në çdo

rast, autoriteti publik njofton palën e interesuar për masat e marra dhe e fton të japë komentet

dhe rekomandimet për projektaktin.

 

  1. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me

marrjen e një ankese, i kërkon ankuesit dhe organit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të

paraqesin parashtrime me shkrim brenda 10 ditëve. Kur e sheh të përshtatshme, Komisioneri

organizon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.

 

  1. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri, kur arrin në përfundimin që ka shkelje të dispozitave

të këtij ligji, i propozon organit publik përgjegjës marrjen e masave administrative ndaj

personit/personave përgjegjës, sipas legjislacionit për shërbimin civil në fuqi.

 

E drejta e iniciativës qytetare

  1. Çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se një për

qind e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak

iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes

vendore. Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe

miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit

bashkiak.

Last modified: February 20, 2019