Plazhet

Turistët, të mahnitur me plazhet e Rivierës

Të rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen të impresionuar me Rivierën shqiptare

Riviera shqiptare është shndërruar këtë vit në një nga zonat bregdetare më të populluara nga pushuesit vendas dhe të huaj. Bregdeti i jugut mbetet padyshim destinacioni më i lakmuar turistik për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por vitet e fundit edhe për turistët e huaj. Menjëherë pas ngjitjes në Qafën e Llogarasë, panorama që shfaqet është magjepëse. Rruga që gjarpëron mes një terreni të thepisur zbret fillimisht në plazhin e Dhërmiut. Fshati me ndërtimet karakteristike ruan ende fizionominë e kohëve të vjetra dhe po ashtu edhe rruga 1.5 kilometra e gjatë që të çon fare afër bregut. Megjithatë, vizitorët janë të shumtë, një pjesë e të cilëve besnikë ndër vite.

Turistë vendas shprehen se natyra është shumë e bukur, vendi, gjithçka është e pastër. Ndërkohë që për ata që duan të jenë afër bregut, një natë në hotel mund të kushtojë nga 30 deri në 60 euro, ndërsa për fanatikët e traditës, shtëpitë përdhese abonohen për 300 deri në 400 euro në 15 ditë. Pak kilometra më tej, shtrihet plazhi i Jalës. Bashkë me ujin e kristaltë dhe natyrën çlodhëse, ka nga ata që mundohen të shfrytëzojnë në maksimum diellin e nxehtë të kësaj vere. Për tipat më alpinë, çadrat kushtojnë më pak dhe janë një zgjidhje e mirë në rast se nuk gjen dhomë për t’u akomoduar. Ka dhe nga ata që e shohin këtë si një mënyrë për t’iu kthyer kujtimeve të rinisë. Plazhet e Himarës, Borshit apo Lukovës, që ndodhen pak kilometra më tutje, janë një tjetër alternativë për të pushuar në brigjet e Jonit. Udhëtimi drejt Sarandës dhe Ksamilit i jep fund kësaj perle të turizmit shqiptar që jo më kot, klasifikohet si elitar, dhe tërheq çdo ditë e më shumë interesin e pushuesve, por edhe të investitorëve.

 

Gjiri i Grammës

Ne veri te Palasës, në kepin me të njëjtin emër dhe ne gjirin e vogel, ne shkëmbinjt e bregut, gjenden më shumë se 1500 epigrame ne gjuhën Greke. Emri Grammata është i lidhur në mënyre të qartë me shkronjat dhe simbolet e gdhëndura dhe që në greqisht justifikon emrin “Γράμματα” të gjirit. Studimi i mbishkrimeve …

Himara

Është një ndërthurje peizazhesh nga më interesantet. Rruga që çon në qytezë është tërësisht malore. Një pjesë e mirë e saj nuk ka asnjë kontakt me detin dhe sa afrohesh në Himarë rishfaqet sërish pamja e blusë së Jonit. Prezantimi i parë është me Himarën e vjetër dhe pas ashpërsisë së relievit, ku nuk mungojnë …

Lukova

Nga Buneci përmes parajsës së taracave mbërrijmë në Komunën e Lukovës. Banesat e kësaj komune lidhen me rrugë me plazhet e bukura dhe intime si dhe shpellat. Rrugët karakteristike të çojnë në oborret plot pjerrgulla e lule të banesave të larta të fshatit. Në qendër të fshatit mund të vizitoni kishën e Shën Thanasit.

Borsh

Rreth 2 km larg fshatit Qeparo, takojmë fshatin Borsh që në lashtësi quhej Meandria, një sipërfaqe e gjelbër, plazh e det pa fund, qiell i kaltër. Ky fshat është i vendosur në një gropë të ngushtë sipër buzës së detit, ku derdhet përroi i Borshit (Buronja e Malit). Ne këtë fshat në majë të shkëmbit …

Shpella e Piratëve

Gjendet në kodrinën ku është vendosur Manastiri i Shën Todrit, në fshatin e Dhërmiut. Eshtë një shpellë karstike. Emrin e ka marrë sepse në të, kohë më parë strehoheshin piratët e detit me anijet e tyre. Kur deti është i qetë ajo mund të vizitohet me lehtësi, duke ofruar një pamje të mrekullueshme për vizitorin.

Palasa

Fshati Palasë është i vendosur në faqen e Malit të Çikës dhe njëkohësisht fshati i parë i bregut, pasi kalon Qafën e Llogarasë. Në qendër të tij gjendet rrapi shekullor. Ky fshat dallohet për rrugët e ngushta me kalldrëm, që të çojnë në shtëpitë e bardha me oborre plot me pjerrgulla e vazo me karafila. …

Dhërmi

Plazhi i Dhërmiut është ndër më të frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Fshati ndodhet në shpat të malit, në terren të thyer dhe duke qenë ndër fshatrat më të vjetër të zonës ka ndërtime karakteristike, ku dallohet dhe ai i stilit kullë. Interes për vizitorët që pëlqejnë ndërtimet e vjetra është kisha …

Vuno

Karakteristikë në Vuno janë shtëpitë e ngjeshura me njëra-tjetrën, shtëpitë në faqen e malit janë të gurta. Rrugë me kalldrëm dhe terren tepër i thyer është ajo që bie në sy. Zbritja në det prezanton me plazhin e Gjipesë, një ndër plazhet më të bukur, me rërë e ujë të pastër dhe një bregdet në …

Pilur

Nga Kudhësi rruga malore na con në ballkonin e bregdetit , në Pilur, fshatin e kengës. Pamja drejt detit është mjaft tërheqëse , lagjia Kala e Himares, brigjet e gjelbër, manastiri I Athalit, qyteti dhe liman piktoresk I Spilesë. Shtëpitë piluriote janë të kthyera drejt asaj pamjeje. Në majën e kodrës përmbi fshat, një pyll …

Qeparo

Menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës. Emri i fshatit Qeparo vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe …

Porto-Palermo

Duke u nisur nga Spilea në drejtim të jugut, pas plazhit të Llamanit, në qafën e Lerës, shfaqet një ndër pamjet më të bukura të krahinës dhë të gjithë Shqiperisë, gjiri I Porto-Palermos (Panormus). Tabloja është e vecantë. Në një liman magjik, më ujëra të  kaltra e të qeta, para nesh shtrihet një gadishull I …

Spilea

Qyteti I Himarës ndodhet në qëndër të krahinës dhe përfshin Spilenë, dhe dy lagjet, Kala (fshati Himarë) dhe Shën Mihali. Aeroportet më të afert janë ai I Tiranës (275km) në veri dhe I Janinës (215 km) në jug. Anijet mund te mbulojnë distancën e qytetit në rrugë detare nga Vlora 3 orë, nga Brindisi (Itali) …