Spilea

November 29, 2016

Qyteti I Himarës ndodhet në qëndër të krahinës dhe përfshin Spilenë, dhe dy lagjet, Kala (fshati Himarë) dhe Shën Mihali. Aeroportet më të afert janë ai I Tiranës (275km) në veri dhe I Janinës (215 km) në jug. Anijet mund te mbulojnë distancën e qytetit në rrugë detare nga Vlora 3 orë, nga Brindisi (Itali) 6 ore, nga Saranda 2 orë dhe nga Korfuzi 3 orë. Me rrugë tokësore Vlora ndodhet në largësi 75 km dhe Saranda 55 km. Vendbanimi më I lashtë (10000 vjecar), shpella e Spilesë( shpellë), ndodhet buzë detit, në skajin lindor të shëtitores së qytetit. Sot Spilea ka marrë zhvillim të madh turistik, bashkia, spitali, banka, shkolla e mesme, policia, zyra turistike, hotele, dhoma me qira, restorante dhe dyqane që shërbejnë pa orar, duke I dhënë një hov të madh zhvillimit të turizmit..

Last modified: December 1, 2016