Lagja Kala

November 29, 2016

Lagjia Kala (fshati Himarë), qyteti I lashtë I Himarës, ndërtuar mbi kreshtën shkëmbore të Barbakasë është vendbanimi më I lashtë, me vazhdimesi jete mbi 4000 vjecare. Në dalje të lagjes Kala, një rrugë të con në plazhin më të madh të qytetit Livadh (Zamar). Bukuria e tij, ujërat e kristalta dhe rërë e pastër tërheqin shumë pushues.

Në rrezen e kodrës Xhumba, ndodhet një pjesë e fortifikimit parahistorik, brënda të cilit ruhen gërmadha banesash dhe varre të kohës antike, ku janë gjetur skifosa, lotore, lekite etj, ndërsa në krye të kodrës ndodhet manastiri I Athalit. Kisha e Shën Marisë është bazilike trenefshe, me qemer, me përmasa 11,8 x 6,6 m qe u rindertua ne kohën e Joaniqit, peshkopit të Himarës dhe Delvinës, me 10 prill 1795.

Last modified: December 1, 2016