(Shën Sergit dhe Shën Bakut) – Kishë Bizantine që gjendet brënda mureve helenistike të kalasë së Himarës është ndërtuar në shekullin 12 .Ndërtesa e episkopisë dhe banesa e episkopit i ka themelet mbi një ndërtese të vjetër që në antikitet thuhet se ishte tempulli dhe faltorja e Apollonit. Është ndërtuar në vendin më të lartë të fshatit, në anën veri-perëndimore dhe pranë mureve të kalasë. Kisha përbëhet prej narteksit, naosit dhe mjedisit të altarit. Muret e kishës ruajnë gurmë të rindërtimeve të shumta. Një dokument i vitit 1577 vërteton se kisha është djegur dhe rindërtuar. Ajo ka shërbyer për një kohë të gjatë si seli e peshkopatës së himarës.Kisha ka dy faza kryesore ndërtimi; Ndërtimi fillestar i përket naosit me pjesët e poshtme të mureve, sepse pjesët e sipërme janë ndërtar disa herë. Narteksi përbën një ndërtim më të vonë dhe për këtë dëshmon teknika e ndërtimit. Mjedisi i naosit ndahet nga ai i altarit nga një ikonostas muri, me korniza të zbukuruara me motive floreale. Në naos hyet nëpërmjet një hyrje nga ana perëndimore e lidhur me narteksin, dhe një nga ana jugore që të nxjer në oborrin e kishës. Afresku i kishës ruhet
më i plotë në faqet e brendshme të absidës së madhe gjysmërrethore. Në këndin juglindor të saj gjëndet kambanorja e lartë rreth 6.10 m. Në hyrjen veriore të narteksit është i murosur një qemer,në të cilin janë gdhendur 4 shqiponja.