Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Sipas të dhënave të studiuesve daton në vitin 1778. Kisha e Shën Spiridhonit në Vuno bën pjesë në nëngrupin e bazilikave me tavan të rrafshë, dhe ka përmasa të brendshme 19.80 x 11.40 m. Ajo përbëhet nga salla qëndrore dhe hajati që ndodhet në pjesën perëndimore.Ajo ndahet me dy arkada mbi kolona guri, me tre nefe gjatësore.