Kuçi

Foto Kuç

I banuar që në kohët antike, Kuçi ka rrugëtuar deri në ditët e sotme i mbushur me histori. Pjesë e krahinës entografike të Kurveleshit, Kuçi shtrihet në luginën e lumit të Vlorës (Shushica), aty ku ka pikënisjen ky lumë. I pasur me bukuri natyrore të peisazhit, hidrografi, florë dhe faunë të larmishme kjo zonë është potencial i mrekullueshëm i turizmit të aventurës.

Shiko në hartë.