Fshati Palasë është i vendosur në faqen e Malit të Çikës dhe njëkohësisht fshati i parë i bregut, pasi kalon Qafën e Llogarasë. Në qendër të tij gjendet rrapi shekullor. Ky fshat dallohet për rrugët e ngushta me kalldrëm, që të çojnë në shtëpitë e bardha me oborre plot me pjerrgulla e vazo me karafila. Pjesë e tij është, Plazhi i Palasës me një shtrirje mjaft të gjatë mbi 1.5 km. Ai shërben si vend pritjeje për të apasionuarit pas sporteve të ajrit, të cilët hidhen me parashutë nga Qafa e Llogarasë dhe bien pikërisht në Plazhin e Palasës.