REGJISTRI I BRENDSHËM I PETICIONEVE DHE INICIATIVAVE QYTETARE

REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE

      
NR.KërkesëData e Regjistrimit në Protokollin e Bashkisë“Përgjigjia
(data dhe numri)”
StatusiTarifa
11 – Vendimet e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të muajit dhjetor 2020.
2 – Procesverbalin e diskutimeve të këshilltarëve gjatë mbledhjes.
23.12.202013.01.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
21 – A keni ofruar mbështetje financiare për organizatat e shoqerisë civile gjatë viti kalendarit 2020?
2 – Nëse keni ofruar mbështetje financiare, cila ka qenë forma e mbështetjes(grant,kontrata shërbimi,prokurim publik,tenderim etj)
3 – Sa organizata të shoqerisë civile kanë aplikuar për mbështejte finaciare gjatë vitit 2020? Specifiko sipas formës nëse ka pasur më shumë se një formë.
4 – Sa është nurmri i organizatave që kanë përfituar nga kjo mbështetje? Specifiko sipas formës nëse ka pasur më shumë se një formë.
5 – Cila ka qenë shuma e perfitimit për organizatë dhe në total? Specifiko sipas formës nëse ka pasur më shumë se një formë.
6 – A keni ofruar mbështetje jo-financiare për organizatat e shoqeritë civile gjatë viti 2020? Cila është baza ligjore/rregullatore që rregullon këtë mbështetje?
7 – Nëse po, sa organizata kanë përfituar nga mbështetja jo-financiare e ofruar? Cili ka qenë lloji i mbështetjes jo-financiare të ofruar?
08.01.202111.01.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
31 – Kërkojmë një kopje të projektit për rregullimin e qendrës së fshatit Vranisht.10.01.202121.01.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
41 – Sa është vlera e cila ka shkuar nga buxheti i shtetit/bashkisë për kancelari të ndryshme zyrash , mobilim zyrash dhe makina për bashkinë tuaj nga viti 2014 deri në vitin 2020 ? (specifikisht sipas secilit vit dhe me secilën vlerë përkatëse)05.02.202112.02.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
5Kërkojmë nga ana juaj të na jepet
informacioni i detajuar bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit
ndërmjet Bashkisë Himarë dhe Ministrisë së
Drejtësisë, “Sigurimi
i kuadrit infrastrukturor dhe institucional për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt me ligjin” datë 10.07.2020 me prot.2092
1 – Cili është institucioni i përzgjedhur dhe stafi i angazhuar për ofrimin e këtyre programeve psiko-sociale dhe cfarë profili kanë ata
2 – Sa është numri i të miturve në konflikt me ligjin që kanë marr shërbime pranë institucionit të përzgjedhur që nga momenti i marrëveshjes së bashkëpunimit midis BH dhe MD?
3 – Janë paraqitur familjarë të të miturve për të marr shërbime dhe nëse po cfarë programe konkretisht?
4 – Çfarë protokollesh përdoren për zbatimin e kësaj marrëveshje?
5 – Çfarë përmban programi me të cilën punohet për rehabilitimin e të miturve?
6 – A janë trajnuar me parë punonjësit e qendrës për të ndjekur trajtimin e të miturve me masën e shmangies?
7 – Cili është mendimi juaj mbi funksionimin e kësaj marrëveshje?
8 – Cili është bashkëpunimi juaj me ZVSHP Vlorë?
9 – Cilat janë propozimet tuaja për të funksionuar më mirë kjo marrëveshje për të marrë shërbim të plotë kategoria e të miturve në konflikt me ligjin?
12.02.202116.02.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
61)Sa është buxheti i vendosur në dispozicion për mirëmbajtjen e varrezave në bashkinë tuaj nga viti 2015
deri në vitin 2021? (specifikisht për secilin vit)
23.02.202103.03.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
71.Kopje të vendimit të Kryetarit të Bashkisë lidhur detyrimin e përcaktuar në nenin 79 pika 1 të Kodit Zgjedhor, mbi afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale.
2.Kopje të shkresave të depozituara pranë bashkisë tuaj nga subjektet zgjedhore, ku listohen adresa zyrtare të tyre zgjedhore, në territorin e Bashkisë tuaj.
3.Kopje dixhitale të hartës gjeografike të kufijve të lagjeve/njësivë administrative përbërëse të Bashkisë që ju drejtoni.
23.03.202130.03.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
81.Pëlqimin paraprak të kryetarit të Bashkisë Himarë, lidhur me propozimin e ardhur për mënyrën e menaxhimit të zones së mbrojtur Llogara,Karaburun-Sazan dhe Karaburun.
2.Çdo dokument apo qëndrim që ka mbajtur Bashkia Himarë, lidhur në këtë proçes.
14.04.202128.04.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
91- Sa Njësi për Mbrojtjen e Fëmijëve ka bashkia për të gjitha zonat dhe njësitë administrative që mbulon?
2- Sa punonjës social janë të punësuar në këto Njësi për Mbrojtjen e
Fëmijëve për gjitha zonat që përfshin bashki?
3- Sa punonjës social janë për një Njësi për Mbrojten e Fëmijëve?
4- Këto Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, a janë ngritur në cdo Njësi Administrative?
5- A është I mjaftueshëm, numri I punonjësve social të punësuar në këto Njësi, apo kanë nevojë për shtimin e tyre për të përballuar punën për idetifikimin dhe gjurmimin e rasteve të fëmijëve në rrezik nga dhuna e cdo lloj forme? Sa është fondi që ka shpenzuar Njesia për Mbrojtjen e Femijëve në vitin 2019 dhe 2020 apo strukturat e tjera që merren me menaxhimin e rastit të fëmijëve në nevojë të abuzuar apo ngacmuar seksualisht?
6- Sa mund të shpenzohet për menaxhimin e një rasti ku një fëmijë është abuzuar apo ngacmuar seksualisht dhe kërkon ndihmën e Punonjësve Për Mbrojtjen e Fëmijëve?
7- A e disponojnë punonjësit social infrastrukturën e nevojshme materiale dhe financiare për identifikimin, parandalimin, e menaxhimin e rasteve të fëmijëvë të dhunuar?
8- Sa janë rastet e fëmijëve të dhunuar, abuzuar apo ngacmuar seksualisht gjatë 8 viteve të fundit për zonat e bashkisë të cilët janë identifikuar apo parandaluar të abuzohen nga strukturat për mbrojtjen e fëmijës dhe Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve?
9- Në 6 njësi Administrative që ka bashkia, sa Njësi për Mbrojtjen eFëmijëve po funksionojnë si dhe sa punonjës social janë të punësuar?
29.04.202105.05.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
10Kërkesë për infomacion lidhur me hapësirat publike në zonën e plazhit Livadh,Bashkia Himarë.02.06.202102.06.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
11Kërkesë për infomacion11.06.202117.06.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
121)Sa ka qenë vlera e investimeve të kryera në vite (nga viti 2014 deri në vitin 2021,
specifikisht për secilin vit) për Shërbimin Zjarrfikës në bashkinë tuaj?
2) Si kanë qenë të shpërndara këto investime (specifikisht për secilin zë)?
3)Sa është numri i makinave zjarrëfikse/mjeteve të tjera të cilat lidhen me këtë shërbim/uniformave dhe veshje specifike që janë blerë (nga viti 2014 deri në vitin 2021,
specifikisht për secilin vit)
4)Sa është numri i personelit të këtij shërbimi (nga viti 2014 deri në vitin 2021,
specifikisht për secilin vit) dhe sa është paga për këta individë(bazuar në pozicionin që
mbajnë)
5)A ka pasur dhurime nga organizata/ambasada/konsullata/shtete të tjera për shërbimin zjarrfikës në vendin tonë (nga viti 2014 deri në vitin 2021, specifikisht për secilin vit)?
Cilat kanë qenë këto donacione specifikisht?
23.06.202106.07.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
131) Në bashkinë tuaj a janë instaluar paisje për matjen e cilësisë së ajrit nga viti 2017 deri
në vitin 2021?
2)Kur janë instaluar specifikisht dhe me cilat fonde janë siguruar?
3)Kush e kryen monitorim të të dhënave që merren nga paisjet?
4)Nëse po do të doja një kopje të të dhënave . Cilat janë zonat me nivelin më të lartë të ndotjes?
5)Çfarë masash ka marrë institucioni juaj pasi është njohur me të dhënat?
23.06.202106.07.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
14Kërkesë për infomacion lidhur në zbatimin të projektit “Rikualifikimi urban në fshatin Dhërmi “15.07.202110.08.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
151) Si bëhet trajtimi i ujrave të zeza në Bashkinë Himarë?
2)A ka Himara impiant për trajtimine ujrave të zeza? Prej sa vitesh?
3)A ka pika në bregdetin e Himarës ku vazhdojnë të derdhen ujra të zeza?
4)Ku i shkarkojnë bizneset/hotelet/banesat ujrat e zeza?
16.07.202122.07.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
161- A keni në institucionin tuaj struktura përgjegjëse për politikat rinore në organogramën e institucionit? Nëse po, në cfarë forme janë ato (drejtori, sektorë, specialist, struktura përfaqësimi rinor politikë etj) dhe prej sa kohësh?
2-Nëse nuk keni ende struktura të tilla, ju lutem a mund të na tregoni arsyen përse?
3-A ka pranë institucionit tuaj struktura përfaqësuese këshillimiore rinore si Borde Rinore, Komisione Rinore, Këshilli Rinor?
4- Nëse po,keni dijeni mbi institucionin /organizatën/individin që ka ndërmarrë nismën për krijimin e strukturës (bashkia, shoqëria civile,individë,grupe të tjera) dhe në cformë bashkëpunoni me to?
5-A ka pranë bashkisë tuaj një Qendrër Rinore apo hapësira të tjera dedikuar grupmoshës së të rinjve 15-29 vjeç dhe cilat janë ato?
6-A keni ju pranë institucionit tuaj buxhet vjetor të planifikuar për gruo moshën 15-29 vjeç? Nëse po, në cilat zërat konkretë janë këto planifikime dhe sa përqind të shumës totale të buxhetit zënë këto zëra?Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet përse nuk ka një planifikim të tillë?
7-A ka institucioni juaj poliktika të zhvilluara specifikisht për grup moshën 15-29 vjeç? Nëse po a mund të na dërgoni një kopje të tyre? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet përse nuk ka të zhvilluar një politikë të tillë?
8-A ka të punësuar pranë institucionit tuaj individë të moshës 18-29 vjeç dhe nëse po sa është përqindja e tyre krahasuar me numrin total të administrates?
9-A keni pasur ju forma të bashkëpunimit me grupe të rinjsh, organizata rinore etj në kuadër të shërbimeve publike, aktiviteteve locale, fushata ndërgjegjësimi, debateve publike, fushatave online apo nisma të tjera? Nëse po ku kanë konsistuar ato?
10-Sa është me përafërsi pjesëmarrja e të rinjve në konultimet publike të zhvilluara nga bashkia? Cilat janë disa nga mjetet apo mekanizmat qe përdor bashkia në përfshirjen e të rinjve në të till procese?
21.07.202129.07.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
17Kërkesë për infomacion lidhur me koeficentin e ndërtimit në zonën e Borshit, Bashkia Himarë.05.08.202106.08.2021
Pergjigje
E perfunduar
181- Sa eshte fondi total qe ka perfituar bashkia juaj nga Rilindja Urbane duke filluar nga viti 2013 e deri me tani? Ju lutem fondi te jete i ndare sipas cdo viti.
2- Cilat jane projektet konkrete qe ka perfituar bashkia juaj ne kuader te Rilindjes Urbane per periudhen nga 2013 e deri me tani? Ju lutem
rendisni projektet sipas viteve, titullin e projektit, vleren e secilit prej tyre
dhe nese projekti ka perfunduar apo eshte ne proces.
3- Cilat jane kompanite qe kane marre persiper realizimin e punimeve dhe
projektimin dhe mbikqyrjen e secilit prej projekteve te realizuar e
bashkine tuaj ne kuader te rilindjes urbane?
4- A ka patur ndonje rast kur bashkia juaj nuk ka marre ne dorezim projektin
per shkak te problematikave gjate realizimit te tij?
03.09.202120.09.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
191. Ju lutem na vendosni në dispozicion perqindjen e ndarjes se zones publike dhe asaj te dhene me
qera bizneseve per plazhet e vijes bregdetare te Jale, Livadh, Llaman, Himare (plazhet e qytetit Plazhi i maraçit), Potam (HImare), Porto Palermo.
2. Ju lutem na vendosni në dispozicion harten e ndarjes se vijes bregdetare të bashkisë Himarë, ku të tregohen plazhet të cilat i janë vendosur në dispozicion bizneseve private, plazhet të cilat janë pronë private si dhe plazhet e lëna publike për qytetarët?
3. Sa është numri total i parcelave të plazheve dhe sa prej tyre jepen me qera?
4. Sa është numëri i bizneseve që kërkojnë tu vihet në dispozicion Plazhe?
5. Sa nga këto plazhe janë dhënë me qera bizneseve në zonë për 2021?
6. Sa është hapërira e cila është lënë si palzh publik në vijën bregdetare të Himares?
7. Ju lutem na përcaktoni cilat zona janë lënë si plazhe publike në Himarë, duke u bazuar në hartën dixhitale që do të na vendosni në dispozicion?
8. A janë zbatuar gjatë verës së 2021 hapësirat publike në plazhet e Himarës?
9. A ka patur probleme që janë konstatuar nga institucioni juaj gjatë sezonit turistik?
10. Kur filloi ndarja e plazheve për bizneset për verën e 2021 dhe kur u mbyll si proces për Himarën?
11. A ka patur masa administrative për bizneset gjatë sezonit turistik 2021 në lidhje me hapësirat e plazheve të vendosura në dispozicion? Nësë po, sa janë ato, për çfarë arsye janë ndërrmarë dhe sa kanë qenë si vlerë?
12. A ka patur ankesa nga bizneset drejtuar institucionit tuaj gjatë sezonit veror 2021 në lidhje me hapësirat në Plazhe?
13. A është zbatur në terren ligji se 20% e hapësirës së vijës bregdetare duhet të jetë publike?
14. A ka plazhe private në vijën Bregdetare të Himarës për të cilin ju si insitiucion jeni në dijeni, keni lëshuar lejet përkatëse?
15. Sa inspektime keni ushtruar në terren gjatë verës së 2021 në vijën bregdetare të Himarës dhe cfarë problematikash keni vënë re?
16. A ka funskionuar rikonstriktimi i mënyrës së ndarjes së plazheve në zonën e Himarës ?
17. Cilat janë problematikat që keni hasur më shpesh?
18. Sa janë të ardhurat e përfituara nga institucioni juaj nga Plazhet e vijës bregdetare të Himarës?
13.09.202120.09.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
201. A ka vendosur instiucioni Juaj një set tarifash për marrjen e informacionit nëpërmjet kërkesës për informacion të parashkikuar nga Ligjin nr. 119/2014, datë 18.09.2014 “Për të drejtën e informimit”, sipas Nenit 13 të këtij ligji?
2. A janë publike këto tarifa? Nëse po mund të vini në dispozicion link URL në të cilin janë publikuar?
3. Nëse institucioni Juaj ka në vend një listë të tarifave për riprodhimin e informacionit publik, sipas Nenit 13 të Ligjit për të drejtën e informimit, kërkoj të më vihet në dispozicion informacioni mbi këto tarifa për mënyrat/format e ndryshme të vënies në dispozicion të informacionit.
4. Nëse institucioni Juaj ka një udhëzim, urdhër apo vendim mbi tarifat e vendosjes në dispozicion të informacionit kërkuesve të ndryshëm, kërkoj të më vihet në dispozicion relacioni shpjegues, metodologjia dhe baza ligjore zyrtare të cilat mbështesin vendimin në fjalë për përcaktimin e këtyre tarifave.
08.10.202118.10.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
211.Sa është numri i inspektimeve të kryera në terren, lidhur me ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë gjatë në 2019;2020; 2021 (Deri tani)?
2.Sa procesverbale janë mbajtur në përfundim të procesit vjetor të inspektimit (2019; 2020; 2021(Deri tani))?
3.Sa është vlera totale në lekë e gjobave në secilin prej tri viteve në fjalë (2019; 2020; 2021 (Deri tani))?
4. Sa raste të kapjes në flagrancë të ushtrimit të gjuetisë keni konstatuar në periudhën në fjalë dhe cilat kanë qënë konkretisht kafshët apo shpendët e vrarë (llojet dhe numri i tyre)?
5. A keni ju, si Bashki, një listë totale të kafshëve (shpendë dhe karnivorë) të vrara, në 2019; 2020; 2021 (Deri tani)?
6. Sa është numri inspektorëve që janë përgjegjës për ndalimin e gjuetisë dhe sa është sipërfaqja që duhet të mbikqyrë secili prej tyre?
18.10.202122.10.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
22Kërkesë për infomacion për Bashkinë që kanë planifikuar aktivitete me tematike promovim Turizmi gjatë periudhës nëntor – dhjetor.22.10.202125.10.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
231. Ju lutem na vendosni në dispozicion një listë të aktiviteteve sportive, kulturore, artistike, panaire,festa lokale, dhe festa që janë kthyer tashme në traditë në këtë bashki gjatë sezonit të verës te zhvilluara në Bashkinë Himarë prej 1 Janarit 2021 deri ne 1 shtator 2021.
2. Ju lutem na vendosni në dispozicion lejet përkatëse të lëshuara nga Bashkia Himarë të këtyre aktiviteteve.
27.10.202102.11.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
24dispozicion se çfarë shkollimi kanë punonjësit apo zyrtarët për shërbimet sociale në Bashkinë tuaj?
2- Kërkoj gjithashtu të më vihen në dispozicion të gjitha punët që kanë bërë më përpara se të punësohen si zyrtar për shërbimet sociale?
3- A kanë marrë pjesë në trajnime të ndryshme këta punonjës në 5 vitet e fundit? Nëse po, cilat janë ato trajnime që kanë marrë pjesë?
02.11.202110.11.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
251-Në mungesë së një qendre për ofrimin e shërbimeve juridike parësore
pranë Bashkisë Himarë, si e vlerësoni bashkëpunimin ndërmejt
institucionit që ju drejtoni dhë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas
pranë Ministrisë së Drejtësisë? A ka patur bashkëbisedime nga ana juaj
me përfaqësues të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas apo organizata
kombëtare ose jondërkombetare jofitimprurëse të shoqërisë civile për
të diskutuar rreth mundësitë së ngritjes së kësaj zyre? Nëse po, a ka
një plan konkret në terma afatshurtër, atafmesëm apo afatgjatë për
ngritjen e saj?

2-Si ofrohet ndihma juridike parësore për shtresat me të ardhura dhe
pasuri të pamjaftueshme ose përfituesve të veçantë të cilët mund të
paraqiten për ta kërkuar atë pranë Bashkisë Himarë?

3-Sa është numri i kërkesave të depozituara nga qytetarët pranë
Bashkisë Himarë, për të kërkuar asistencë për plotësimin e kërkesës
dhe dokumenteve mbështetës për të përfituar ndihmë juridike parësore,
gjatë periudhës Shtator 2020-Shtator 202? Si e vlerësoni nivelin e
njohurive që disponojnë qytetarët , sa i përket të drejtës për akses
në Gjykatë , nëpërmjet ndihmës juridike të garantuar nga shteti? A
hasin vështirësi qytetarët në plotësimin e formularëve për përfitimin
e ndihmës juridike parësore dhe dytësore? Cili është pesoneli
administrativ që i ndihmon në këtë process?

4-Cilat janë sfidat dhe vështirësitë që hasin përfaqësuesit e
administrates së Bashkisë, në këshillimin e qytetarëve mbi procedurat
që duhen të ndiqen për përfitimin e ndihmës juridike parësore dhe asaj
dytësore në Gjykatë?

5-A janë organizuar fushata sensibilizuese për rritjen e
ndërgjegjësimit public mbi ofrimin e ndihmës juridike dhe kushtet për
përfitimin e saj, nga ana e institucionit që ju drejtoni? Nëse po, a
mund të na ofroni më shumë infomacion rreth kohës së realizimit dhe
pjesëmarrjes së përfaqësuesve institucionale?
Neso jo, cilat kanë qenë vështirësitë që keni hasur për bërjen të
mundur të realizimit të tyre?
10.11.202115.11.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
261-Pse Himara rezulton zona më e ndotur në vend?

2-Sa ton mbetje prodhon Himara (qyteti dhe zona bregdetare) në një
ditë? Po në një vit?

3-Ku depozitohen mbetjet? Sa kushton?

4-Sa është fondi i Bashkisë për pastrimin?

5-Shërbimi i menaxhimit të mbetjeve bashkia e Himarës e ofron në të
gjithë territorin e saj apo një pjesë mbetet pa shërbim?

6-Sa është fondi i parashikuar për vitin 2022 për këtë qellim?

7-A ka vendgrumbullime të paligjëshme në Himarë?
20.11.202101.12.2021
Pergjigje
E perfunduarJo
271)Vlera e buxhetit të bashkisë tuaj e cila ka shkuar për pastrimin nga
mbetjetet nga viti 2014 deri në vitin 2022 (specifikisht për secilin
vit)

2)Ky i depoziton aktualisht mbjetjet bashkia?

3)Ku ndodhet pika fundore e vendosur në dispozicion për bashkinë tuaj
për sa i përket depozitimit të mbetjeve?

4)Sa pika depozitimi të mbetjeve ka bashkia aktualisht?

5) A ka zona të cilat nuk mbulohen për sa i përket pastrimit? Ku
ndodhen dhe cilat janë shkaqet?

6) A e mbulon dot bashkia me buxhetin e saj pastrimin?

7)A digjen mbeturina aktualisht brenda territorit që mbulon bashkia?
Çfarë masash ka marrë institucioni juaj?

8)Sa është numri i koshave të vendosur në territorin që mbulon
bashkia? Sa është numri i makinave të cilat mbledhin mbetjet? Sa është
numri i punëtorëve të pastrimit?

9)A mund të mbyllet plotësisht problematika e mbetjeve nga bashkia
juaj brenda vitit 2022?
11.01.202221.01.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
281)Sa është buxheti i bashkisë i vendosur në dispozicion për pastrimin ?

2)A mjafton ky buxhet për të mbuluar pastrimin në 100% të territorit
të bashkisë tuaj?

3)Si shpërndahet zërate bushetit për pastrimin?

4)Ku depozitohen mbetjet e prodhuara?Sa kushton?

5)Sa ton mbetje ka prodhuar bashkia juaj nga viti 2014 deri në vitin
2021? A pritet të rritet kjo sasi? Në cilat periudha të vitit
gjenerohen më shumë mbetje?

6)A është tarifa e pastrimit e mjaftueshme për të përballuar pastrimin?

7)A ka pika të paligjshme depozitimi të mbetjeve?

8)A ka menduar bashkia të rrisë tarifat e pastrimit gjatë periudhës së
verës për bizneset dhe turistës?

9)Vendgrumbullimi i Bajzës a a rrin të përballojë sasinë e mbetjeve që
gjenerohen gjatë verës?
04.05.202218.05.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
291. Listen emërore të punonjësve në pozicione drejtuese të larguar
për shkak të dekriminalizimit për periudhën 01.10.2019 deri më Qershor
2022;

2. Listën emërore të punonjësve në pozicione drejtuese që janë në
proces hetimor për shkak të dekriminalizimit për periudhën 01.10.2019
deri më Qershor 2022;

3. Listën emërore të punonjësve në pozicione drejtuese që janë dënuar
për shkak të dekriminalizimit për periudhen 01.10.2019 deri më Qershor
2022;

4. Listën emërore të punonjësve në pozicione drejtuese që kanë
refuzuar plotësimin e formularit te Dekriminalizimit për periudhën
01.10.2019 deri më Qershor 2022.

5. Listën emërore të këshilltarëve bashkiakë që kanë refuzuar
plotësimin e formularit të Dekriminalizimit dhe/ose janë larguar për
shkak të Dekriminalizimit për periudhën 01.10.2019 deri më Qershor
2022.
30.06.202204.07.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
301- A ka bashkia buxhet vjetor të planifikuar për rininë (grup
moshën 15-29 vjeç)? Nëse po, sa përqind të shumës totale të buxhetit
zënë këto zëra? Nëse jo, ju lutem a mund të na tregoni disa nga arsyet
përse nuk ka një planifikim të tillë?
2- A ka të punësuar pranë bashkisë suaj individë të moshës 18-29
vjeç (përfshirë drejtuesit)? Sa prej tyre janë femra dhe sa meshkuj?
3- Sa është përqindja e të rinjve (18-29 vjeç) të punësuar
krahasuar me numrin total të administratës?
4- A ka bashkia juaj politika rinore të zhvilluara specifikisht
për grup moshën 15-29 vjeç? Nëse po a mund të na dërgoni një kopje të
tyre? Nëse jo a mund të na tregoni disa nga arsyet përse përse nuk ka
të zhvilluar një politikë të tillë?
5- A keni në institucionin tuaj struktura përgjegjëse për
politikat rinore? Nëse po, cilat janë ato (psh. drejtori, sektorë,
specialistë, struktura përfaqësimi rinor politikë etj) dhe prej sa
kohësh janë funksionale?
6- A ka struktura rinore të ngritura në bashkinë tuaj dedikuar
grupmoshës së të rinjve 15-29 vjeç (qendra/zyra rinore, këshilla
rinore, parlament rinor, struktura konsultative rinore, etj.) për
periudhën janar-dhjetor 2021. Nëse po, cilat janë ato?
7- Me kë keni bashkëpunuar për ngritjen e strukturave të tilla
(me grupe të rinjsh, organizata rinore, etj)
8- A keni pasur ju forma të tjera bashkëpunimit (me grupe të
rinjsh, organizata rinore, etj) për zhvillimin e aktiviteteve me fokus
rininë? Nëse po ku kanë konsistuar ato?
9- Sa është me përafërsi pjesëmarrja e të rinjve në konsultimet
publike të zhvilluara nga bashkia? Cilat janë disa nga mjetet apo
mekanizmat që përdor bashkia në përfshirjen e të rinjve në të tila
procese?
26.07.202204.08.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
31– A keni të dhëna se sa familje janë të pastreha në vend dhe kanë kërkuar ndihmë nga
shteti shqiptar?

-A janë strehuar nëpërmjet formave që parashikon ligji këto familje?

-Në rastet kur familjet në nevojë nuk i plotësojnë kushtet për të marrë kredi të zbutur,
si procedohet, si ndihmohen?

-Gjatë këtij procesi a ka abuzime nga persona që janë në gjendje të mirë ekonomike?
-Keni ju si institucion sugjerime për ndryshime në procedura për të përfituar nevojtarët
dhe kufizuar abuzimet?

-Cilat bashki apo qytete kanë më shumë persona të pastrehë?
17.01.202226.01.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
321. Gjendja aktuale e atij segmenti rrugor.

2. Detyrimet ligjore të Bashkisë Himarë për mirëmbajtjen dhe zhbllokimin e rrugës nga rrëshqitjet e dherave kur ndodhin të tilla.

3. Sa fonde janë parashikuar e planifikuar për mirëmbajtjen e saj për vitin 2023?

4.Cila është perspektiva e atij segmenti rrugor për tu asfaltuar,me qëllim që edhe Fterra të lidhet me Bregdetin dhe rrugen e Lumit të Vlorës me rrugë të asfaltuar si gjithë fshatrat e tjerë të Bregut e të Kurveleshit.
22.11.202206.12.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
331- Vendimi i Këshillit Bashkiak Himarë që përcakton tarifat vendore të plazheve (që është marrë për bazë në kuadër të këtij investimi);




2-Kontrata ose kontratat e lidhur/a midis Bashkisë Himarë dhe shoqërisë “GREEN COAST” SHPK, për përdorimin e brigjeve sipas sipërfaqjes objekt përdorimi, bazuar në V.K.M.-në nr. 544, datë 27.07.2016“Për lejimin e përdorimit të brigjeve në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “GREENCOAST””, të ndryshuar.
14.12.202221.12.2022
Pergjigje
E perfunduarJo
341. A keni ofruar mbështetje financiare për organizatat jofitimprurese (OJF) gjatë vitit 2022?

2. Nëse keni ofruar mbështetje financiare, cila ka qenë forma e mbështetjes (grant, kontrata shërbirni, prokurim publik/tenderim, etj.).

3. Sa OJF kanë aplikuar për mbështetje financiare gjatë vitit 2022? Ju lutem, specifikoni sipas formës së mbështetjes, nesë ka patur më shumë se një formë.

4. Sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Ju lutem, specifikoni sipas formës së mbështetjes nëse ka patur më shumë se një formë.

5. Cila ka qenë buxheti i disbursuar për organizatë dhe në total? Ju lutem, specifikoni sipas formës nëse ka patur më shumë se një formë.

6. Keni ofruar mbështetje jofinanciare gjatë vitit 2022? Cila është baza ligjore rregullatore që rregullon këtë formë mbështetjeje?

7. Nëse keni ofruar mbështetje financiare, sa OJF kanë përfituar nga kjo mbështetje? Cili ka qenë Iloji i mbështetjes jofinanciare të ofruar (mjedise, trajnime, ndarje eksperiencash, etj)?

8. Sa është numri i konsultirneve publike të realizuara nga institucioni juaj gjatë vitit 2022?

9. A ka institucioni juaj koordinator për njoftimin dhe konsultirnin publik? Nëse po, ju lutem citoni kontaktin.

10. A ka institucioni juaj koordinator për shoqërinë civile? Nëse po,ju lutem citoni kontaktin.

11. Sa OJF kane marrë pjesë në konsultime publike të organizuara nga Institucioni juaj?

12. Sa përqind (%) e projektligjeve e akteve nënligjore të hartuara nga institucioni juaj janë si rezultat i konsultimeve me OJF-të?

13. A janë të përfshirë përfaqesues të OJF-ve në organe këshillimore të institucionit tuaj? Nëse PO, cilat janë këto organe këshillimore dhe sa OJF janë të përfshirë në to?

14. A janë përfshirë OJF në grupet e punës së ngritura të institucionit tuaj? Nëse PO, cilat janë këto grupe punë dhe sa OJF janë të përfshirë në to?

15. A është trajnuar stafi juaj mbi veprimtarinë dhe funksionimin e OJF-ve? Nëse po, sa punonjës janë trajnuar?

16. A ka lincensuar institucioni juaj OJF që ofrojnë shërbime të caktuara? Nëse po, sa OJF janë lincesuar? Për cfarë shërbimesh janë lincensuar?
18.01.202331.01.2023
Pergjigje
E perfunduarJo
35Sa impiante për trajtimin e ujërave të ndotura ka ndërtuar Bashkia Himarë?

Sa janë funksionale?

Cfarë kategorie është niveli i trajtimit të ujërave të ndotura?
27.01.202327.02.2023
Pergjigje
E perfunduarJo