Profili i Bashkisë

Profili i Bashkisë

Himara është një bashki që shtrihet përgjatë të gjithë bregut të Jonit si dhe në malet e Labërisë në pjesën e ish-komunës Horë-Vranisht. Ajo është një bashki e pasur me burime ekonomike me përqendrim te turizmi, peshkimi, blegtoria e ullishtet, të gjitha produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar. Por pavarësisht kësaj, kjo do të jetë Bashkia e dytë me densitetin më të ulët të popullsisë në Shqipëri pas Dropullit si pasojë e largimit të pjesës dërrmuese të banorëve për në Greqi ose në qendrat e mëdha urbane në vend.

Bashkia e re ndahet në dy territore shumë të ndryshme: Zona bregdetare si dhe Zona e ish-komunës Horë-Vranisht, një zonë e thyer malore e cila aktualisht nuk lidhet me qendrën e Bashkisë me rrugë moderne të drejtpërdrejtë, por vetëm me një rrugë historike mushkash e cila aktualisht nuk është e përdorshme.

Bashkia e Himarës përveç burimeve të mëdha të turizmit detar disponon resurse të mëdha edhe në turizmin kulturor apo të natyrës.

Bashkia e re ka mundësi të konsiderueshme ekonomike dhe në përgjithësi infrastrukturë të zhvilluar në drejtim të rrugëve dhe ujit të pijshëm ndërsa bregdeti i saj konsiderohet nga më të pastrit në vend për shkak të distancës së banesave nga bregu i detit.

Ndërkohë, resurset bujqësore dhe blegtorale të zonës janë shumë pak të shfrytëzuara për shkak të largimit masiv të popullsisë apo tërheqjes së popullsisë së mbetur në aktivitete me më shumë të ardhura si turizmi.

Ne mbare krahinen e Himares mbisundon klima Mesdhetare. Nga verilindja vargu i Karaburunit dhe i Cikes (malet Akrokeravne) e mbrojne ate nga murlani dimeror. Me kete pozicion klimaterik krahina e Himares, ne teresi me toka te pakta bujqesore, ka kultivuar kurdohere, pervec blegtorise, dy kulturat kryesore mesdhetare: ullinjte dhe agrumet, pa perjashtuar vreshtat. Pozicioni gjeografik i ka detyruar banoret e krahines te lidhen nga pikepamja ekonomike jo vetem me token, por edhe me detin – me detin jo aq me peshkimin se sa me lundrimin.

Himara ndodhet ne faqen e vargmalit te Cikes dhe peisazhi i saj karakterizohet nga kurrizi ujendares dhe erozioni i kreshtes. Perceptimi eshte qe mali ndodhet larg bregut te detit dhe vija bregdetare zgjerohet dhe gradualisht kalon nepermjet disa luginave,
kodrave dhe qepeve te vegjel.

2

 

Funksionet e Kryetarit

 

Sipas Ligjit Nr. 139/2015 “Për veteqeverisjen Vendore”, kompetencat dhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë janë:

 

 Kryetari i bashkisë  :

 

  1. a)ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të Bashkisë, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
  2. b)zbaton aktet e këshillit
  3. c)merr masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon ai vetë.

ç) raporton në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të Bashkisë dhe njësive administrative përbërëse, të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli.

  1. d)raporton para këshillit sa herë kërkohet prej tij për probleme të tjera që kanë të bëjnë me funksionet e bashkisë.
  2. dh)është anëtar i këshillit të qarkut.
  3. e)emëron dhe shkarkon zëvendëskryetarin/zëvendëskryetarët e Bashkisë.

ë) emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi.

  1. f)emëron dhe shkarkon punonjësit e tjerë jodrejtues të strukturave dhe njësive në varësi të Bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në legjislacionin në fuqi për nëpunësit civilë.
  2. g)ushtron të drejtat dhe siguron plotësimin e të gjitha detyrimeve që i janë ngarkuar Bashkisë si person juridik.
  3. gj)merr masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive.
  4. h)kthen për rishqyrtim jo më shumë se një herë në këshill vendime, kur vëren se ato cenojnë interesa të bashkisë.
  5. i)miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së Bashkisë dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të Bashkisë.
  6. j)emëron dhe shkarkon administratorët e njësive administrative.

 

 

NEN /KRYETARE

 

Nen/ Kryetarë të Bashkisë Himare

 

Në strukturen e saj Bashkia e Himares ka dy  Nen /Kryetarë të cilët emërohen dhe shkarkohen nga Kryetari i Bashkisë në bazë të ligjit   Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.

 

-Detyrat e Nen /Kryetarit të Bashkisë:

 

  1. Organizon dhe drejton punën sipas fushave në varësi të tij, bazuar në ndarjet e bëra nga Kryetari i Bashkisë, dhe përgjigjet para tij për mbarëvajtjen e tyre.
  2. Ushtron të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të Bashkisë së Himares dhe përfaqëson këtë institucion në të gjitha rastet kur me autorizim të Kryetarit të Bashkisë kjo e drejtë i delegohet. Në këto raste, Nën /kryetari përgjigjet para Kryetarit të Bashkisë për realizimin e funksioneve të deleguara.

 

 

Struktura aktuale e Bashkisë Himare {2 } Nen/Kryetare :

 

 

1. ​​​​Nen /Kryetar  Simbol Pazaj {Arsim I larte }

 

 ndjek ecurine dhe punen e drejtorive :

 

 Drejt. e Mbrojtjes dhe Menxhimit te Tokes  – Drejt. e Planif. dhe Zhvillim. Territorit –  D. sherbimeve dhe miremb.

 

​        

 

  1. Nen/Kryetar Irakli Gjicali .{Arsimi I Larte }

 

 ndjek ecurine dhe punen e drejtorive :

 

 Tatim taksa –Finance & Buxhet – Drejt. e cesht.Soc.tur.kult.ars.spot. – Drejt. e pyje kullot.

 

 

 

 

Drejtorite ,Zyrat dhe Njesite Adminstrative te Bashkise Himare :

 

 

Drejt .e Mbrojtjes dhe Menazhimit te Tokes                       Drejt . Vasillaq Strakosha {Arsim I Larte }

 

Drejt. e  Te Ardhurave                                                           Drejt. Thanas  Laluci   {Arsim i Larte }

 

Drejt.Finance & Buxhet                                                        Drejt. Martha Kaci   {Arsim I Larte }

 

 Drejt. Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit                     Drejt. Gentian Stratoberdha   {Arsim I Larte }

 

Drejt. e Sherbimeve dhe Mirembajtjes                                Drejt. Arqilea Bollano   {Arsim I Larte }

 

Drejt.e Cesht.Social.Tur.Kult.Arsim.&Sportit                    Drejt. Blerina Bala   {Arsim Ilarte }

 

Drejt . Pyje  Kullota                                                          Drejt.

Oleg Goro  {Arsim I Larte }

 

Zyra Juridike                                                                        Pergjegjes Thoma Sava   {Arsim i Larte }

 

Njesia  e  Burimeve Njerezore                                            Pergjegjese  Rajmonda Zisi  {Arsim I Larte }

 

Njesia e Auditit te Brendshem                                            Drejt. Mimoza Brecani    {Arsimi i Larte }

 

Njesia e Prokurimit                                                               Insp.Elton Rondo {Arsimi i Larte }

 

Njesia e Emergjences dhe PMNZHSH                                 Pergjegjes   Savo Velci

 

Zyra e Policise  Bashkiake                                              {  9 Punonjes }

 

I.M.T. {Insp.i Mbrojtjes se Territorit }                                Kryeinsp. Renato Hodaj  {Arsim i Larte }

 

 

 

 

 

Njesia Administ.Hore –Vranisht                                         Administ.Gramoz Balili

 

Njesia Administ.Lukove                                                      Administ.Andrea Boci

 

 

 

Funksionet e Bashkise Himare

​​​

Funksionet e Bashkisë Himare janë të shumëllojshme duke prekur shumë fusha të ndryshme të zhvillimit të qytetit, funksione këto të cilat sa kanë ardhur edhe janë rritur nga procesi i decentralizimit të pushtetit lokal. Bashkia ushtron detyrat dhe përgjegjësitë e saj në fushat e mëposhtme:

 

Infrastruktura dhe Shërbimet Publike:

 

  • Funksionimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha, të ujërave të zeza dhe kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara
  • Ndërtimi, rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve me karakter vendor, trotuareve dhe shesheve publike
  • Ndriçimi i mjediseve publike
  • Administrimi i varrezave dhe garantimi i shërbimit të varrimit
  • Shërbimi i dekorit
  • Administrimi i parqeve, lulishteve dhe zonave të gjelbëruara publike
  • Grumbullimi, largimi dhe përpunimi i mbeturinave
  • Planifikimi urban, menaxhimi i tokës dhe strehimi sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

 

 

Shërbime me Karakter Social, Kulturor e Sportiv:

 

  • Ruajtja dhe zhvillimi i vlerave kulturore dhe historike vendore, organizimi i veprimtarive
  • Organizimi i veprimtarive sportive, çlodhëse e argëtuese
  • Shërbimi social dhe administrimi i institucioneve si: çerdhet.

 

 

Zhvillimi Ekonomik Vendor:

 

  • Përgatitja e programeve të zhvillimit ekonomik vendor
  • Ngritja dhe funksionimi i tregjeve publike dhe i rrjetit të tregtisë
  • Zhvillimi i biznesit të vogël, si dhe zhvillimi i veprimtarive nxitëse si panaire e reklama në vende publike
  • Organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor si: informacioni, struktura dhe infrastruktura e nevojshme
  • Shërbimi veterinar
  • Ruajtja dhe zhvillimi i pyjeve, kullotave e burimeve natyrore me karakter vendor

 

 

Rendi dhe Mbrojtja Civile: 

 

  • Ruajtja e rendit publik për parandalimin e shkeljeve administrative dhe garantimi i zbatimit të akteve të Bashkisë
  • Mbrojtja civile

 

 


Gjithashtu Bashkia Himare ndan disa detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta me pushtetin qendror. Në rastet kur pushteti qendror i kërkon Bashkisë, ose Njesive Administrative te saj kryerjen e një funksioni të përbashkët ose arritjen e një standardi kombëtar për realizimin e këtij funksioni, pushteti qendror i siguron mbështetje të mjaftueshme financiare dhe materiale Bashkisë Himare . Bashkia Himare  ndan detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme me pushtetin qendror.

 

  • Arsimin parashkollor dhe parauniversitar
  • Sistemin e shërbimit parësor shëndetësor dhe mbrojtjen e shëndetit publik
  • Kujdesin social
  • Rendin publik dhe mbrojtjen civile
  • Mbrojtjen e mjedisit
  • Funksione të tjera të përbashkëta sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

 

Kryetari i Bashkisë

jorgo_goro_-_poster_400x400

Këshilli Bashkiak

Lista emerore e Anetareve te Keshillit te Bashkise Himare te dala nga Zgjedhjet e 21 Qershorit 2015

1-Adelina Shkurtaj ….PS
2-Aleks Tato …PS
3-Silvana Meci …PS
4-Artionil Shirokaj …PS
5-Minella Gjenerali …PS
6-Mimoza Dhrami …PS
7-Qerime Bajaj …PS
8-Foto Karavella …PS

9-Timoleo Gerdhuqi …LSI
10-Blerina Andoni …LSI
11-Dhimiter Kapaj …LSI

12-Maks Vlashi … AAK

13-Qiriako Merkuri …ADS

14-Stefan Lagji …PSV 91

15-Vasillaq Bollano …PBDNJ
16-Silva Burbo …PBDNJ
17-Nikollaq Brigo …PBDNJ
18- …PBDNJ

19-Kristo Cipa …PD
20-Stela Bezhani …PD

21-Eduard Veliu …PR

Kryetari i Keshillit Bashkiak: Foto Karavella

Nen Kryetari i Keshillit Bashkiak: Stela Bezhani

Sekretar i Keshillit Bashkiak: Thodhori Beja