“Kalaja e Karosit” (Qeparo)

November 30, 2016

I takon një faze më të avancuar të vendbanimeve prehistorike të Kaonisë. Ajo ndodhet mbi fshatin Qeparo i vjetër, në vendin e quajtur “gradishta” dhe është ngritur mbi një kodër të lartë shkëmbore 450 m që gjendet 3.5 km larg bregut të detit. Fshati i parë ka qënë vendosur në zonën e quajtur Pirg, pikërrisht aty ku ndodhet kalaja 3000 vjecare e Karosit me 5 radhe muresh, me e madhja në Shqipëri jug-perendimore,e cila pret arkeologët për gërmime sistematike që ende nuk jane bërë. Edhe sot e kësaj dite shpati i malit quhet Nenpirg. Më vonë kjo zonë është quajtur Kastel që është përkthimi në gjuhën latine . Ndërsa vendbanimi i shekujve VI.-IX pas Kr., morri emrin sllav, Gradishte. Aty afër ndodhet dhe nje vendburim ujrash Liziko qe ka qene nje vendbanim ,dhe vetë Lizikoi sot është si një lloj sanatoriumi natyral ku prehnin eshtrat e tyre të semurët qe punonin minierave te Francës dhe kolonive te saj.

Last modified: December 1, 2016