“Kanioni i Gjipese” (Ilias)

Një monument i mahnitshëm, i vizituar nga mijëra të apasionuar të natyrës dhe sporteve ekstreme, ndodhet në pjesën e poshtme të përroit Gjipe, midis Vunoit dhe Iliasit. Kanioni fillon në ujvarën Petasma, ka gjatësi 4 km, 75m lartësi maksimale dhe 10-20m gjerësi. Në shtegun e ngushtë të kanionit spektakolar mund të bëni kacavarje, kanioning dhe ngjitje shkëmbore. Shumë tifozë të sporteve përdorin këtë kanion për të ushtruar sportin e tyre të preferuar, dhe për të përjetuar emocione të forta. Plazhi i virgjer i Gjipesë ndodhet fare afër dhe dallohet për rërën e imët dhe të pastër, shpellat e vogla dhe bregdetin shkëmbor te saj. Mund të arrihet përmës dëtit dhe rrugës së ndërtuar vonë përmës Monastirit të Shën Theodhorit.

Shiko në hartë.