Postime Tjera

Shërbimet

Aktivitet me shoqërinë civile për bashkëpunimin dhe koordinimin në funksion të rritjes së llogaridhënies, përmirësimit të vendimmarrjes dhe monitorimit të veprimtarisë së bashkisë. 8 prill 2026.

Këshilli bashkiak Himarë vlerëson si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me shoqërinë civile. Në vijim të këtij bashkëpunimi u zhvillua një takim me disa banorë të Himarës më datë 8 prill. Ky takim u zhvillua me mbështetjen e projektit Bashki të Forta.

Tema bazë e diskutimit ishte: ‘Krijimi dhe përdorimi i mekanizmave të bashkëpunimit dhe koordinimit me shoqërinë civile dhe qytetarët, në funksion të rritjes së llogaridhënies, përmirësimit të vendimmarrjes dhe monitorimit të veprimtarisë së bashkisë.’

U nënvizua rëndësia e forcimit të mekanizmave të përbashkët për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe nevoja për një qeverisje më transparente, të drejtë, në shërbim dhe me pjesëmarrjen e komunitetit në vendimarrje.

Pjesëmarrësit shprehen interesimin për të mundësuar një mekanizëm që ata të mund të japin në mënyrë anonime mendimet e tyre lidhur me vendimet e këshillit bashkiak si edhe të mund të shprehin vullnetin e tyre lidhur me to që të merret me pas në konsideratë nga anëtarët e këshillit bashkiak para se ata të votojnë në mbledhjet e radhës të këshillit. Disa nga pjesëmarrësit shprehën interes të veçantë për të aplikuar referendumin si mekanizëm për të zhvilluar demokracinë dhe gjithëpjesëmarrjen që komuniteti të mund të ndikojë drejtpërdrejtë në vendimmarrje.