Kryetari i Bashkisë zhvilloi një takim me Këshillin Rinor Vendor, ku u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me përmirësimin e jetës akademike dhe zhvillimin profesional të të rinjve.
Gjatë takimit u theksua nevoja për ngritjen e një Qendre Rinore, e cila do të shërbejë si një hapësirë e dedikuar për të rinjtë, ku ata mund të zhvillojnë aktivitete sociale, kulturore dhe argëtuese, si dhe të angazhohen në iniciativa që nxisin pjesëmarrjen e tyre aktive në komunitet. Gjithashtu u vu theksi te rëndësia e konsulencës për karrierën dhe krijimi i hapësirave praktike në shkolla, me qëllim përgatitjen më të mirë të të rinjve për tregun e punës.
