Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij z. Pavel Vacek, të shoqëruar nga zv. Ambasadorja znj. Irena Žišková dhe Konsullja e Nderit znj. Lolita Poda.
Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësi mbi bashkëpunimin dypalësh, me fokus të veçantë në aktivitete e projekte të përbashkëta si dhe rritjen e numrit të vizitorëve çekë në Himarë.
Gjithashtu u diskutua procesi i integrimit evropian për Shqipërinë dhe mundësitë për partneritete e binjakëzime të Bashkisë Himarë me bashki në Republikën Çeke.
Vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi që i shërbejnë zhvillimit të komunitetit tonë!