Postime Tjera

Shërbimet

Bashkia Himarë pjesë e lançimit zyrtar të programit “EU4Municipalities – Faza II”

Më datë 8 maj 2026, përfaqësues të Bashkisë Himarë morën pjesë në aktivitetin zyrtar të lançimit të programit “EU4Municipalities – Faza II”, zhvilluar në Durrës, me praninë e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadës Gjermane, GIZ, ministrive përkatëse, si dhe kryetarëve dhe përfaqësuesve të bashkive nga i gjithë vendi.

Ky aktivitet shënoi nisjen zyrtare të fazës së dytë të programit EU4Municipalities, një iniciativë që synon forcimin e zhvillimit vendor, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e fuqizimit të bashkive, sfidat e zhvillimit lokal dhe roli i partneriteteve europiane në mbështetje të reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel vendor. Pjesëmarrja e Bashkisë Himarë në këtë aktivitet përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për të qenë pjesë aktive e programeve dhe iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët europianë dhe ndërkombëtarë.