Postime Tjera

Shërbimet

Bashkia Himarë mirëpriti aktivitetin lançues të programit “EU4Municipalities Faza II”

Më 21 maj, Bashkia Himarë pati nderin dhe privilegjin të mirëpriste aktivitetin zyrtar lançues të programit “EU4Municipalities Faza II” për Rajonin e Jugut.

Ky aktivitet i një rëndësie të veçantë u organizua në një bashkëpunim të ngushtë me:

​🇪🇺 Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri

​🤝 Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë

​🌐 Rrejtin e Shoqatave të Autoriteteve Vendore të Evropës Juglindore (NALAS)

​🇩🇪 Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)

​Në këtë takim morën pjesë përfaqësues dhe kolegë të nderuar nga bashkitë e qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, duke ndarë ide dhe potenciale për zhvillimin e mëtejshëm rajonal.

​Për Bashkinë Himarë, ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm në rritjen e vizibilitetit institucional, forcimin e urave të bashkëpunimit me donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe në promovimin e mundësive të reja për zhvillimin vendor e territorial.