Postime Tjera

Shërbimet

Mbërrin mjeti i ri për Bashkinë Himarë, pas projektit të fituar me Ambasadën e Japonisë

                                                               

Fadroma e re e markës “Komatsu” ka mbërritur në Himarë dhe është gati për t’u përdorur në terren. Ky mjet u sigurua pas fitimit të projektit të përbashkët mes Bashkisë Himarë, Ambasadës së Japonisë në Shqipëri dhe Agjencisë Auleda, në kuadër të programit të granteve GGP (2025-2026).

Për dorëzimin zyrtar të mjetit, Kryetari i Bashkisë, z. Vangjel Tavo, priti në Himarë Ambasadoren e Japonisë, Znj. Kato Kikuko.

Ky investim rrit kapacitetet teknike të bashkisë sonë dhe ndihmon direkt në përmirësimin e shërbimeve publike.