Për shkak të interesit të shprehur dhe për t’u dhënë mundësi të gjithë aktorëve të interesuar të përgatisin e të paraqesin aplikimet e tyre, Bashkia Himarë njofton shtyrjen e afatit për shprehjen e interesit për pjesëmarrje në Forumin e Partneritetit Mjedisor deri të premten, më 18 shtator 2026. Kushtet dhe mënyra e aplikimit mbeten të njëjta me ato të përcaktuara në njoftimin fillestar, i cili publikohet bashkëlidhur.