Bashkia Himarë mori pjesë në Takimin Themelues të Forumit të Njësive të Integrimit, një platformë e re që synon të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet bashkive në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Takimi mblodhi përfaqësues të njësive të integrimit vendor, institucioneve qendrore, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, GIZ dhe partnerëve të projektit.
Në fokus të diskutimeve ishin përthithja dhe menaxhimi i fondeve të BE-së në nivel vendor, qeverisja gjithëpërfshirëse dhe digjitalizimi i shërbimeve, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe projektet e kohezionit, si dhe forcimi i kapaciteteve të bashkive.
Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e projekteve të integruara dhe e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor dhe partnerëve evropianë për të sjellë rezultate konkrete për komunitetet lokale.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit EU4Municipalities, financuar nga Komisioni Evropian dhe BMZ dhe zbatuar nga SHKBSH, GIZ, NALAS dhe KDZ.