Në kuadër të programit URBACT IV, Bashkia Himarë mori pjesë në aktivitetet e organizuara në Nikosia, Qipro, të cilat mblodhën përfaqësues të qyteteve evropiane për të shkëmbyer përvoja, ide dhe praktika inovative në zhvillimin e qëndrueshëm urban.
Pjesëmarrja në këto aktivitete krijoi mundësi për njohjen me qasje të reja në planifikimin urban, mobilitetin e qëndrueshëm dhe përfshirjen e komunitetit në proceset e zhvillimit lokal.
Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave me përfaqësues të qyteteve të tjera, Bashkia Himarë vijon të forcojë kapacitetet institucionale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke synuar përshtatjen e praktikave të suksesshme evropiane me nevojat dhe potencialin e territorit të saj.