Sot, më 23 tetor, u zhvillua aktiviteti i parë i çeljes së Forumit të Partneritetit Mjedisor (FPM) në Bashkinë Himarë, me mbështetjen e OSBE-së.
Ky forum shërben si një platformë e përbashkët dialogu mes Bashkisë Himarë dhe palëve të interesuara nga sektori publik, shoqërinë civile, sektori privat, bota akademike dhe komuniteti në tërësi.
Gjatë takimit u trajtua:
• Prezantimi i kornizës, fushëveprimit dhe objektivave të FPM-së.
• Identifikimi i sfidave dhe nevojave mjedisore në të gjithë territorin e bashkisë.
• Përcaktimi i hapave fillestarë, përgjegjësive dhe afateve konkrete të veprimit.
Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm kërkojnë bashkëpunim dhe përkushtim të vazhdueshëm nga të gjithë. Falenderojmë OSBE-në dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në këtë takim të parë! 🤝