Në kuadër të projektit “Nxitës Pioner” (Pioneers Accelerator), me fokus përmirësimin e mobilitetit urban dhe zhvillimin e transportit të qëndrueshëm, janë realizuar:
🚍 Plani i Mobilitetit Himarë,për përmirësimin dhe organizimin e mobilitetit në territor.
💻 Platforma Digjitale “Himara Mobility”e aksesueshme edhe përmes faqes zyrtare të Bashkisë Himarë.
📍Dy tabela informuese, për orientimin dhe informimin e qytetarëve dhe vizitorëve.
🌍 Përmbyllja me sukses e këtij projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve, përmirësimit të aksesit në informacion dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Bashkisë Himarë.