Bashkia Himarë mori pjesë në takimin e parë Kick-off të projektit DIGITAL, i zhvilluar në Kozani, Greqi, në kuadër të Programit Interreg Greqi–Shqipëri 2021–2027.
Gjatë takimit u diskutuan aspektet teknike të zbatimit të projektit për secilin partner konform rregullave institucionale dhe kombëtare, gjithashtu edhe të programit nën të cilin ky projekt zbatohet.
Informimi dhe njohja e procedurave si edhe bashkëpunimi në partneritet janë aspekte të rëndësishme në zbatimin e projekteve ndërkufitare dhe më gjerë, prandaj edhe pjesëmarrja në këto takime është e rëndesishme dhe me vlerë të shtuar për stafin e bashkisë.