Bashkia Himarë mori pjesë në vizitën studimore të parë të projektit URBACT “Nxitës Pionier (Pioneers Accelerator)”, i zhvilluar më 16-19 shtator 2025 në Lubjanë, në kuadër të grupit të punës për mobilitetin urban.
Takimi mblodhi përfaqësues të bashkive pjesëmarrëse dhe ekspertë ndërkombëtarë, me fokus zhvillimin e ideve dhe zgjidhjeve për transportin publik dhe lëvizshmërinë e qëndrueshme në nivel lokal.
Në këtë fazë të parë të projektit, Bashkia Himarë u angazhua në diskutime mbi sfidat dhe nevojat e territorit, si dhe në shkëmbimin e praktikave të mira me qytete të tjera evropiane, me qëllim përshtatjen e tyre në kontekstin lokal.
Pjesëmarrja e Bashkisë Himarë në këtë vizitë studimore shënon një hap të rëndësishëm në kuadër të projektit URBACT, duke kontribuar në përgatitjen e politikave dhe projekteve konkrete për përmirësimin e transportit publik dhe mobilitetit urban në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.