Më 21 maj, Bashkia Himarë pati nderin dhe privilegjin të mirëpriste aktivitetin zyrtar lançues të programit “EU4Municipalities Faza II” për Rajonin e Jugut.
Ky aktivitet i një rëndësie të veçantë u organizua në një bashkëpunim të ngushtë me:
🇪🇺 Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri
🤝 Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë
🌐 Rrejtin e Shoqatave të Autoriteteve Vendore të Evropës Juglindore (NALAS)
🇩🇪 Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ)
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues dhe kolegë të nderuar nga bashkitë e qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, duke ndarë ide dhe potenciale për zhvillimin e mëtejshëm rajonal.
Për Bashkinë Himarë, ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm në rritjen e vizibilitetit institucional, forcimin e urave të bashkëpunimit me donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe në promovimin e mundësive të reja për zhvillimin vendor e territorial.