Postime Tjera

Shërbimet

Bashkia Himarë përmbyll me sukses projektin “Nxitës Pioner” (Pioneers Accelerator), në kuadër të Programit URBACT IV!

Në kuadër të projektit “Nxitës Pioner” (Pioneers Accelerator), me fokus përmirësimin e mobilitetit urban dhe zhvillimin e transportit të qëndrueshëm, janë realizuar:

🚍 Plani i Mobilitetit Himarë,për përmirësimin dhe organizimin e mobilitetit në territor.

💻 Platforma Digjitale “Himara Mobility”e aksesueshme edhe përmes faqes zyrtare të Bashkisë Himarë.

📍Dy tabela informuese, për orientimin dhe informimin e qytetarëve dhe vizitorëve.

🌍 Përmbyllja me sukses e këtij projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve, përmirësimit të aksesit në informacion dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Bashkisë Himarë.