Postime Tjera

Shërbimet

Bashkia Himarë zhvilloi takimin e radhës në kuadër të projektit “Pioneers Accelerator” të programit URBACT

Aktualisht Bashkia Himarë ndodhet në fazën përgatitore të pilotimit, me synim krijimin e një Plani të Përgjithshëm të Mobilitetit.
 
Fokus i veçantë po i kushtohet informacionit digjital aktual të lëvizshmërisë në të gjithë territorin, duke mundësuar që qytetarët dhe vizitorët të kenë akses të shpejtë dhe të saktë në opsionet e transportit.
 
Ky Plan i Përgjithshëm shërben si një mjet efikas për ndërhyrje strategjike mbi transportin dhe aspektet e tjera të lëvizshmërisë, duke garantuar një zhvillim të koordinuar dhe të qëndrueshëm për territorin e Bashkisë Himarë.