Në vijim të procesit të integrimit evropian, njësia e Integrimit Evropian në Drejtorinë e Integrimit Evropian dhe Projekteve me Donatorët, morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV), në bashkëpunim me Projektin EU4GoodGovernance (BE për Qeverisjen e Mirë).
Në këtë takim, ku ishin të pranishme 15 bashki të qarkut Vlorë dhe Gjirokastër, fokusi kryesor ishte:
* Udhërrëfyesi për Dialog
* Konsultimet
* Koordinimi me Partnerët
Ky bashkëpunim na ndihmon të qartësojmë detyrimet dhe hapat konkretë që duhen ndjekur në rrugëtimin drejt standardeve europiane.