Postime Tjera

Shërbimet

Himara dhe Republika Çeke, përmes kulturës dhe miqësisë!

Në kuadër të 17 Nëntorit, Bashkia Himarë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke, zhvilloi një aktivitet kushtuar historisë, kulturës dhe traditave çeke.

Përmes prezantimit, ekspozitës fotografike, muzikës dhe momenteve të bashkëndarjes, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihnin më nga afër trashëgiminë dhe kulturën e Republikës Çeke.

Një takim që dëshmon se shkëmbimi kulturor dhe bashkëpunimi ndërinstitucional forcojnë miqësinë dhe lidhjet mes komuniteteve. 

Falënderojmë Ambasadën e Republikës Çeke për bashkëpunimin dhe kontributin në realizimin e këtij aktiviteti!