Postime Tjera

Shërbimet

HIMARA, PIKA PËRMBYLLËSE E INICIATIVËS WiFi4WB NË SHQIPËRI

Sot Himara pati kënaqësinë të mirëpresë eventin përmbyllës të iniciativës WiFi4WB në Shqipëri, duke u bërë bashkia e fundit ku u aktivizua rrjeti i internetit publik falas.

Së bashku me përfaqësues të Bashkimit Evropian, Qeverisë Gjermane, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, GIZ, Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe partnerëve të projektit, shënuam përfundimin e një nisme të rëndësishme që sjell më shumë akses digjital për qytetarët dhe një shërbim të vlefshëm për vizitorët e Himarës.

🤝 Gjatë aktivitetit nënshkruam edhe Memorandumin e Mirëkuptimit mes Bashkisë Himarë dhe GIZ, si një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të shërbimeve moderne për komunitetin tonë.

📶 Interneti publik falas krijon më shumë mundësi për informim, akses në shërbimet online dhe një eksperiencë më të mirë për mijëra turistë që zgjedhin Himarën.

Falënderoj Bashkimin Evropian, Qeverinë Gjermane, GIZ, Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe të gjithë partnerët që bënë të mundur realizimin e kësaj iniciative.

Vijojmë të punojmë për një Himarë më moderne, më mikpritëse dhe me shërbime gjithnjë e më cilësore për qytetarët dhe vizitorët e saj. 🌊📲