NJ O F T I M
Ne kuader te Projektit “Menaxhimi i Integruar dhe Pastrimi i Zones Bregdetare” (ICZMCP) dhe Programit “Ruajtja dhe Zhvillimi i Fshatrave Bregdetare” (CVCDP), po financohet studimi i Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis (VNM) per Impiantin e Trajtimit te Ujrave te Ndotura ne Himare.
Si pjese e procesit te VNM dhe ne vijim te Takimit te Pare me Publikun do te organizohet Takimi i Dyte me Publikun, i cili do te mbahet me:
Date 06 Shtator, 2012, diten e Enjte,
ora 11:00, ne sallen e Bashkise Himare.
Konsulenti do te prezantoje Draftin e Raportit te VNM dhe do te marre komente, per t’i reflektuar ne Raportin Final te VNM.
Ftohen te marrin pjese per te diskutuar ne kete takim te gjitha palet e interesuara: Pushteti Vendor, institucione e shoqata te ndryshme si dhe perfaqesues te komunitetit.
Ju faleminderit!
Bashkia Himare
Himare, me 16 Gusht, 2012
NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE BANORËVE TË KOMUNITETIT TË QYTETIT HIMARË DHE FSHATIT PALASË
Kategoria: Njoftime
Postuar në: 27-01-2026