Vangjel Tavo është Kryetar i Bashkisë së Himarës.
Me një karrierë të gjatë politike, periudha 1996-2021, Vangjel Tavo ka shërbyer prej shumë mandatesh, pa ndërprerje, si Deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai gjithashtu ka mbajtur detyrën e Zv/Kryetarit të Kuvendit dhe ka shërbyer si Ministër i Shëndetësisë në qeverinë shqiptare.
Vangjel Tavo zotëron gradën Doktor i Shkencave dhe ka certifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit. Me profesion është mjek Obsetër Gjinekolog me një përvojë pune disa vjeçare. Ai ka punuar si lektor në disa universitete dhe flet disa gjuhë të huaja.