Jorgo Goro

Jorgo Goro është Kryetar i Bashkisë së Himarës. Ai lindi në Himarë, më 9 dhjetor 1965. Pas përfundimit të shkollës ushtarake “Skenderbej” për oficer, emerohet pedagog po në atë shkollë.

Pasi emigroi në Greqi për 10 vite, u rikthye duke u emëruar si drejtor i “Albtelekom”-it në Himarë.

Ndërkohë që u propozua si Kandidat për Kryetar Bashkie në Himarë nga Partia Socialiste e Shqiperisë, Jorgo Goro mbaroi studimet e larta në degën “Menaxhim Biznesi” në universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë. Në vazhdim ai përfundoi studimet master në “Menaxhim Biznesi” në Universitetin “Marin Barleti”, Tiranë.

Në vitin 2008 Goro, emërohet drejtor i filialit “Alpha Bank” në Himarë ku qëndroi për 3 vite. Tashmë prej 2011 Jorgo Goro mban titullin e kryetarit te Bashkisë Himarë, ku harton dhe zbaton me përpikmëri planet të cilat kanë një rëndësi shumë të madhe për vendin.

Na kontaktoni