Projekti: Marrëveshja Ndërbashkiake për Bashkëpunimin për Punësim.
Iniciativa: Ndërmerret në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Qëllimi: Krijimi i një mekanizmi të qëndrueshëm bashkëpunimi ndërbashkiak dhe ndërinstitucional për të lehtësuar lëvizshmërinë e fuqisë punëtore, për të zbutur rreziqet e migrimit të parregullt dhe për të mbështetur migrantët e brendshëm në tregun e punës.
Kohëzgjatja: Marrëveshja ka karakter afatgjatë dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit nga Këshillat Bashkiakë përkatës, duke parashikuar takime periodike dhe funksionimin e Komitetit Koordinues me rotacion.
Për më shumë informacion: Https://www.instagram.com/p/Dcd95QeDCwr/?img_index=2&stkn=MTJ1eTlwcjlwdHAydw==