Kisha është ndërtuar rreth vitit 1775 në hyrje të Kalasë. Kozma Aetolos predikoi në këtë kishë.
Kur Shën Kosmai mbërriti në Himarë u habit që fshati kishte mbi 150 kisha. Çdo familje ka pasur kishën e vet dhe adhurimin e bënin veç e veç. Te vjetërit thoshnin se të dielave dhe festave degjoheshin 300 këmbana në fshat. Duke dashur ti unifikoj, ai i nxiti ata për të ndërtuar një kishë për të gjithë shenjtorët, dhe i bindi të shkojnë në liturgjinë ortodokse të gjithë bashkë. Në vitet e komunizmit kisha u bë depo dhe pësoi shkatërrime e dëme të rënda.Sot Kisha e Gjithëshenjtorëve e rindertuar funksionon si Mitropol e Himares.