Guri në qiell

Në majën e malit të “Mesimerit” gjendet një gur gjigand, disa tonelatësh, i ngritur horizontalisht dhe që qëndron mbi dy gurë të tjerë të ngritur vertikalisht. Nga vendasit ai thirreth “Guri në Qiell” dhe nga studjuesit ai është vlerësuar se është Dolmen. Pra, ky objekt duket se është ngritur në periudhat e herëshme prehistorike sikundër edhe disa të tjerë nëpër Europë e më gjërë (kujtoni Stouneixh – Angli) ka qënë një objekt adhurimi, kulti, për banorët e lashtë të këtyre anëve. Gjer më sot, Dolmeni i Vranishtit, vlerësohet se ai është i vetmi jo vetëm në Shqipëri por ndoshta edhe më gjërë, në Ballkan.

Shiko në harte.