Në shpatet e malit mbi Himarë ndodhet manastiri I vjetër i Virgjereshes Athaliotissa,ku mund të ecësh vetëm në këmbë.
Është ndërtuar në një kodër rreth dy orë në lindje të qytetit të Himarës. Athali siç i thonë ndryshe në Himarë është një vend pelegrinazhi i Zonjës së Bekuar. Kisha është ndërtuar në 1795 dhe pranë saj gjenden ndërtesat gjysmë të rrënuara të manastirit të vjetër. Manastiri i Shën Marisë Athalocës feston Ditën e Zonjës së Madhe më 15 Gusht ku behet panairi i madh nga Himariotët. Prej këtu ka një panoramë të mrekullueshme të qytetit të Himarës. Në Athali mund te shkohet vetem me këmbë.