Në veri të Himarës, anës detit në një plazh mes Jalit dhe Gjipesë, është një shpellë tjetër e jashtëzakonshme në të cilen mund të hysh vetëm nga deti. Mjedisi është i mahnitshëm dhe plazhi ideal për të notuar i vetëm. Kjo shpellë interesante sipas legjendave besohet se dikur ka qënë strehë për piratët, si dhe udhëtarët që në antikitet. Mund të shkohet vetëm nga ana e detit.