🗓 Të shtunën, datë 24 Maj 2025, në orën 04:00 të mëngjesit, autoboti i Njësisë Administrative Himarë do të kryejë pastrimin e pusetave të ujërave të zeza në zonën e Himarës.

🔧 Kjo ndërhyrje është thelbësore për mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimeve dhe parandalimin e problemeve sanitare në komunitet.

📌 Ftojmë banorët dhe bizneset të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj procedure të nevojshme për mirëqenien e përbashkët.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!