Ela Aliaj
Këndi i BE Bashkia Himarë
Koordinator për njoftimin dhe konsultimin publik
email : elaliaj@live.com
Orari i Punës i Administratës së Bashkisë:
E Hënë – E Premte
08:00 – 16:00
Afati për dorëzimin e komenteve dhe rekomandimeve
- Palëve të interesuara u jepet koha e arsyeshme për të dërguar pranë organit publik
vendimmarrës komentet dhe rekomandimet e tyre:
- a) brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit paraprak;
- b) brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit e të konsultimit publik.
- Për akte veçanërisht komplekse ose të rëndësishme, sipas vendimit të organit publik, afati për
dërgimin e komenteve mund të zgjatet deri në 40 ditë pune nga data e njoftimit.
- Përcaktimet e sipërpërmendura nuk anashkalojnë afatet kohore të përcaktuara në ligje të
veçanta për procedurat e konsultimit dhe informimit publik.
Procedurat për shqyrtimin e ankesave:
- Nëse palët e interesuara vlerësojnë se organi publik ka cenuar të drejtën e tyre për
njoftim dhe konsultim publik, sipas parashikimeve të pikës 1, të nenit 6, të këtij ligji, si dhe kur
nuk janë respektuar afatet e parashikuara në nenet 15 dhe 17 të këtij ligji, mund të ankohen:
- a) pranë titullarit të organit publik përgjegjës për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik,
kur projektakti nuk është miratuar ende;
- b) pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale,
brenda 30 ditëve nga data e miratimit të aktit.
- Organi publik përgjegjës, me marrjen e ankesës, merr masa të menjëhershme për
korrigjimin dhe reflektimin e vërejtjeve të paraqitura në ankesën e palës së interesuar. Në çdo
rast, autoriteti publik njofton palën e interesuar për masat e marra dhe e fton të japë komentet
dhe rekomandimet për projektaktin.
- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me
marrjen e një ankese, i kërkon ankuesit dhe organit publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të
paraqesin parashtrime me shkrim brenda 10 ditëve. Kur e sheh të përshtatshme, Komisioneri
organizon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
- Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri, kur arrin në përfundimin që ka shkelje të dispozitave
të këtij ligji, i propozon organit publik përgjegjës marrjen e masave administrative ndaj
personit/personave përgjegjës, sipas legjislacionit për shërbimin civil në fuqi.
E drejta e iniciativës qytetare
- Çdo komunitet, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar të tij, ose jo më pak se një për
qind e banorëve të bashkisë ka të drejtë të paraqesin për vendimmarrje në këshillin bashkiak
iniciativa qytetare për çështje që janë brenda juridiksionit të njësisë së vetëqeverisjes
vendore. Mënyra dhe forma e paraqitjes së këtyre iniciativave, procedura e shqyrtimit dhe
miratimit të tyre përcaktohet në rregulloren e organizimit dhe funksionimit të këshillit
bashkiak.