NJOFTIM PUBLIK

Të nderuar qytetarë të Bashkisë Himarë, përfaqësues të komunitetit dhe biznesit,

Ju njoftojmë se ditën e hënë Bashkia Himarë do të zhvillojë Mbledhjen e Këshillit Bashkiak, me qëllim diskutimin dhe shqyrtimin e Projekt–Buxhetit të Bashkisë për vitin 2026.

Në këtë mbledhje do të trajtohen prioritetet e buxhetit, investimet në infrastrukturë, shërbimet publike, mjedisin, kulturën, turizmin dhe projektet zhvillimore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në komunitetin tonë.

Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme!

Ne besojmë se transparenca dhe konsultimi publik janë gurë themeli për zhvillimin e qëndrueshëm të bashkisë sonë. Për këtë arsye, ftojmë qytetarët, grupet e interesit, bizneset dhe shoqërinë civile të marrin pjesë dhe të japin mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.

Vendndodhja: Salla “Neço Muko”– Bashkia Himarë

Ora: 10:00

Data: E hënë

Le të ndërtojmë së bashku një buxhet real, transparent dhe të orientuar drejt zhvillimit të Himarës!