Himara

Është një ndërthurje peizazhesh nga më interesantet. Rruga që çon në qytezë është tërësisht malore. Një pjesë e mirë e saj nuk ka asnjë kontakt me detin dhe sa afrohesh në Himarë rishfaqet sërish pamja e blusë së Jonit.

Prezantimi i parë është me Himarën e vjetër dhe pas ashpërsisë së relievit, ku nuk mungojnë agrumet dhe ullinjtë, zbret në qendër të saj. Gjithsesi, lashtësia e vendit identifikohet me pjesën e vjetër të qytetit, që shtrihet në kodrën në të djathtë të qytetit ekzistues. Ruhen gjurmë të mureve të kalasë së vjetër që daton në shekujt IV-XVI dhe është personifikim qëndrese i banorëve. Brenda mureve gjendet kisha, një monument me vlera të veçanta.

Plazhi i Himarës është një tjetër pikë ku mund të shijosh banjat e diellit në bregdetin e pastër, zhytjet në blunë e detit, apo edhe shëtitjet me varka.

Shiko në hartë.